E papritur, Ariana Grande dhe Pete Davidson i japin fund fejesës
Ata ishin duke bërë plane për martesë por krejt papritur vendosin ti japin fund fejesës. Bëhet fjalë për Ariana Grande dhe Pete Davidson, të cilët sipas TMZ janë ndarë përfundimisht këtë fundjavë. Ata janë ndarë me mirëkuptim dhe thuhet se që të dy e kuptuan se nuk ishte koha e duhur për të avancuar në marrëdhënien e tyre, pavarësisht se ende kanë dashuri për njëri-tjetrin.
Ariana dhe Pete njoftuan fejesën në muajin maj, vetëm pak javë pasi ishin lidhur. Ndoshta kjo situatë lidhet edhe me postimin e Arianës ku shprehej se po kalonte një kohë të vështirë dhe lutej për një ditë të mirë.