E përbashkëta e Fabrizio Coronas dhe Kimikatit është kaq qesharake dhe e dhimbshme!
I ftuar në programin “Verissimo” me moderatoren Silvia Toffanin në Canale 5, ish-paparazzi italian Fabrizio Corona foli rreth librit të tij me të mbushur me skandale.
Përgjatë intervistës, Corona-s i bie dhëmbi dhe nuk nguron menjeherë ta marë dhe ta rivendos sërish në gojë. Në studio plasën të qeshurat së bashku me moderatoren dhe Corona-n, i cili ky i fundit u shpreh se ishte thjesht një shaka.
Të njejtin fat, lidhur edhe me kryeartikullin por më të dhimbshëm ka pasur aktori Olsi Bylyku i njohur ndryshe si Kimikati.
Në daljet e tij të para në spektaklin “Portokalli”, aktori ndërkohë që po intepretonte numrin e tij të humorit i bie dhëmbi. Fati i keq i Olsit ishte se iu desh ta përtypte atë në stomak.