E pyesin nëse janë”babë e bijë apo bashkëshortë” Emina Cunmulaj lë pa fjalë komentusin me përgjigjen e saj!
Emina Cunmulaj edhe pse ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë vetëm pak muaj më parë vazhdon të jetë tejet aktive në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht imazhe të këndshme nga jeta e përditshme në rrjetet sociale.
Mirëpo, teksa ka pozuar me bashkëshortin, asaj i ka tërhequr vëmendjen një koment jo fort i këndshëm i një ndjekëseje.
“Më falni çfarë janë, babë e bijë apo bashkëshortë?”, i shkruan ajo, të cilës Emina ja ka kthyer:
“E ti këtë në foto çfarë e ke, gjysh?”, përgjigje që me siguri e ka lënë ndjekësen me gisht në gojë, duke mos vazhduar me pas me komente të tjera.