E thotë studimi, gocat dalin në takim me meshkujt për t’i rënë qylit!
Eh qyli, kush nuk e do, edhe mbreti, thotë populli!
Tani, që mos t’ju lodhim me statistika dhe shifra nga studimi, i rendësishëm është përfundimi, pra gocat dalin në takim me meshkujt vetëm për të ngrënë darka falas, edhe nëse dikush nuk i pëlqen, duke qenë se shumë meshkuj i ftojnë për darkë në takimin e parë, gocat i bien qylit me shpirt, me themel!
Tani, për detaje statistikore, lexoni si më poshtë:
Nga studimi i kryer nga psikologë, 23 deri në 33 përqind e grave janë të angazhuara në të ashtuquajtën “foodie call”, që do të thotë të dalësh në takim për të përfituar ushqim falas dhe jo për lidhje.
Hulumtuesit e psikologjisë sociale dhe të personalitetit zbuluan se femrat që besonin tek rolet tradicionale gjinore, kishin më shumë gjasa të angazhoheshin në një takim të tillë dhe e konsideronin të pranueshme.
Në studimin e parë u rekrutuan 820 gra, ku 40% raportuan se ishin të vetmuara, 33% të martuara dhe 27% thanë se ishin në një lidhje por jo të martuara.
Ato iu përgjigjën një sërë pyetjesh që matën karakterin e tyre, bindjet rreth roleve gjinore dhe u pyetën nëse mendonin se një takim i tillë, pra për një drekë/darkë falas, është e pranueshme nga shoqëria.