E thotë studimi: meshkujt me mjekër janë më tërheqës!
Kush është studimi? Burri i studimes, e ka shtëpinë tek “Vorri i Bomit”.
Ndryshe nga vitet e komunizmit dhe në vitet e para të demokracisë, sa më pa qime të ishe në fytyrë, aq më mashkullor ishe por sot gjërat kanë ndryshuar. Meshkujt me mjekër janë më tërheqës për femrat.
E gjithë kjo sepse mjekra bën që një mashkull të duket më i pjekur dhe mashkullor, ndërkohë femrat i shohin si baballarë më të mirë.
Në një studim të kryer nga Dr. Dixston, psikolog australian, më shumë se 8,500 femrave u është kërkuar t’i vlerësojnë fotografitë e meshkujve se sa joshës janë dhe se a do të futeshin në lidhje afatshkurtër apo afatgjatë me ta.
Epo, shumica e femrave i kanë vlerësuar meshkujt me mjekër si më joshës dhe si opsion më të mirë për lidhje afatgjate. Femrat joshen nga karakteristikat që janë indikatorë të niveleve të larta të testosteronit.