Ed Sheeran dhe dashuria e tij për “Ketchup”
Këngëtari britanik Ed Sheeran ka një fiksim për salcën .
Skuadra e tij muzikore ka treguar për revistën “The Sun” se Ed mban një shishe me “Ketchup” kudo që shkon madje ka detyruar punonjësit e tij që në çdo turne muzikor apo udhëtim pune, të mbajnë disa shishe me vete për çdo rast.
Pak kohë më parë ai i ka bërtitur kamarierit të një restoranti pasi këto të fundit nuk shërbenin “Ketchup”. Ai gjithashtu ka një tatuazh në krah të një shisheje me “Ketchup” që vërteton më së miri fiksimin e tij me këtë salcë.
Edhe në Instagramin e tij pak javë më parë ai ka treguar se nëse do të bëhej Kryeministër, ligji i parë që do të vendoste do të ishte shërbimi i “Ketchup” në çdo restorant në mënyrë që njerëzit ta konsumojnë atë në çdo vakt ashtu siç bën edhe ai.