Ed Sheeran do të ndërtojë një barrierë rreth shtëpisë së tij tetë milionë dollarëshe në Londër, ja arsyeja
Ed Sheeran po planifikon të instalojë pesë kangjella këmbë jashtë shtëpisë së tij në Londër, për të ndihmuar në forcimin e sigurisë jashtë pronës së tij me katër dhoma gjumi.
Kërkesa e këngëtarit 27 vjeçar është të “parandalojë mundësitë për të pastrehët që të flenë jashtë shtëpisë së tij, e cila ka vlerën tetë milionë funte”.
Për sqarimin e këtij vendimi të këngëtarit, zëdhënësi i Sheeran tha: “Ky është një aplikim i planifikimit standard, i cili nuk është shkruar nga Ed, dhe nuk reflekton pikëpamjet e Edit apo ndjenjat e tij për të pastrehët”.
Agjenti i planifikimit hapësinor, Paul Smith zbuluan se planet për të punuar me këshillin ‘janë plotësuar me barriera’, pasi një numër fqinjësh i kanë quajtur kangjellat si ‘të dëmshme për zonën e ruajtjes’.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i hitit “The A Team” ka tentuar të përmirësojë sigurinë në shtëpinë e tij, pasi një kërkesë e tij e mëparshme për një gardh u hodh poshtë nga këshilli, raporton The Sun.
Ylli i talentuar më parë kishte treguar për përvojën e tij si i pastrehë në kryeqytetin anglez.
Kjo ishte zbuluar në ditarin e tij katër vjet më parë, ku ai kishte shkruar: “Ka pasur një hark jashtë Pallatit të Buckingham-it, që ka një kanal të ngrohjes, dhe kam kaluar disa netë atje”.
Por disa orë pas publikimit të këtij lajmi, vet Sheeran ka reaguar në Instagram duke e hedhur poshtë këtë lajm. Ai ka treguar që ai është përpjekur gjithmonë të ndihmojë të pastrehët, dhe fakti që po rrit sigurinë nuk ka lidhje me ta por me paparacët e shumtë.