Ed Sheeran flet për sekretin e suksesit duke na befasuar të gjithëve me përgjigjen e tij
Ed Sheeran, së fundmi ka dhënë një intervistë për fushatën “Love Music Hate Racism” ku ka treguar se në fëmijëri ka qenë pre e bullizmit. Ai u shpreh se kur ishte në shkollë moshatarët e tij e tallnin për ngjyrën e flokëve të kuqe si edhe për faktin që mbante syze dhe merrte gjithmonë një kitarë të vogël në shkollë. “Kur nisa të këndoja njerëzit më njihnin si djali me flokë të kuq dhe syze dhe kjo bëri që ata të më mbanin mend. Në fillimet e mija qaja kur më ngacmonin për pamjen time por më vonë më pëlqente ky look”-u shpreh ai.