Ed Sheeran heq dorë nga alkooli për hir të rikuperimit pas aksidentit
Ed Sheeran pas aksidentit të fundit me biçikletë ka hequr dorë nga alkooli në mënyrë që ta marrë veten sa më shpejt. Për “The Sun” ai u shpreh se nuk do të konsumojë alkool këtë periudhë pasi doktorët e kanë këshilluar se përdorimi i alkoolit zgjat kohën e rikuperimit. Fillimisht u përfol se Ed ishte goditur nga një makinë ndërkohë që po ecte me biçikletë por vetë këngëtari deklaroi se ai thjesht kishtë rënë nga biçikleta e tij.