Ed Sheeran “i lumtur ” larg Twitter-it
I vetmi rrjet social që përdor Ed Sheeran është Instagrami dhe këtë e ka festuar pikërisht në profilin e tij.
Këngëtari 26-vjeçar fshiu edhe llogarinë e tij në Twitter, ku kishte 20 milionë ndjekës, kur u “sëmur” nga abuzimi i njerëzve që nuk e pëlqenin atë dhe këngët e tij.
Por duket se ai nuk është penduar aapak sepse në një intervistë të fundit për “The Sun”, ai thotë se jeta e tij është përmirësuar “masivisht” që kur la rrjetin e mikroblogut.
“Të gjitha gjërat që shpërthejnë në Twitter, janë shumë, shumë, shumë negative. Asgjë nuk festohet”, ka thënë këngëtari.