Ed Sheeran në telashe, refuzojnë kërkesën për të hedhur poshtë padinë
Padia është ngritur kundër Sheeran nga trashëgimtarët e producentit Ed Townsend, që ishte bashkëautor i “Let’s get it on” me Gaye.
Gjithashtu kompania po shqyrton një padi prej 100 milionë dollarësh për të njëjtën arsye, që u ngrit qershorin e kaluar nga ‘Structured Asset Sales’, e cila zotëron një pjesë të së drejtës së autorit në këngën e Gaye.
Kompania tjetër gjithashtu tha se gjeti ngjashmëri të konsiderueshme midis disa prej elementëve muzikorë të dy veprave. Së shpejti pritet të zhvillohet gjyqi që do të vendosë gjithçka për këtë çështje.