Ed Sheeran “rrëmben” çmime të rëndësishme në Grammy Awards 2018 por vendos të mos jetë i pranishëm
Ed Sheeran ishte një nga fituesit më të mëdhenj të Grammy Awards 2018, por vendosi të mos marrë pjesë në event. Ai ishte nominuar për disa çmime prestigjoze si dhe u shpall fitues i Best Pop Vocal Album dhe Best Solo Performance për produksionin muzikor “Shape Of You”.
Por Ed Sheeran nuk ishte i pranishëm për të tërhequr çmimin, gjë e cila zhgënjeu shumë fansat e tij. 26-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka shkruar: “U zgjova nga lajmet se kam fituar Grammys mbrëmë. Faleminderit. Shumë dashuri për të gjithë.”