Ed Sheeran rrezikon turneun e tij të ardhshëm, si pasojë e një aksidenti
Ylli i pop-it, Ed Sheeran rrezikon turneun e tij të ardhshëm sepse ka thyer krahun e tij të djathtë. Ka qënë pikërisht Sheeran që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet postimit të tij në Instagram.
“Kam pësuar një aksident të vogël me biçikletë. Po pres disa këshilla mjekësore, të cilat mund të ndikojnë tek disa nga koncertet e mia të ardhshme. Ju lutem qëndroni për të parë njoftimet e mëtejshme”, ka shkruar ai në profilin e tij, duke postuar fotografinë me krahun e thyer.