Ed Sheeran sapo ka lancuar linjën e kitarave akustike!
Mesa duket Ed sapo ka realizuar një ëndërr të cilën e kishte në ”sirtar” prej kohësh.
Këngëtari britanikka lançuar linjën e vet me kitara akustike, të realizuara në mënyrë artizanale, punim me dorë.
Njoftimin e bëri përmes një videoje, të publikuar në “Instagram”.
“Sheeran Guitars by Lowden” është një bashkëpunim me biznesmenin irlandez George Lowden, i njohur për kitarat e tij cilësore.
Linja formohet nga 8 kitara të ndara në dy tipe, S e W, të gjitha të realizuara me dru të padëmshëm për ambientin.