Ed Sheeran shkon me vonesë në koncert për një arsye që do iu përlotë
Momentalisht këngëtari i famshëm britanik Ed Sheeran është zhvendosur në Australi për të dhënë një sërë koncertesh dhe në një prej tyre ai është paraqitur me vonesë. Kjo për faktin se Ed para koncertit ka vizituar një fanse e cila është e sëmurë dhe u sigurua që ky takim të zgjaste disa orë derisa fansja t’i bënte të gjitha pyetjet që dëshironte dhe sigurisht të realizonte edhe një foto me të.
Sherie Hagger është 36-vjeçarja e cila është në fazën e tretë të kancerit në stomak por që arriti të bëjë ëndrrën e saj realitet. Ajo ka postuar një foto me këngëtarin në faqen e saj në Facebook ku shkruan: “Ndodhi vërtetë, ende nuk mund ta besoj. Pickoj dorën dhe shikoj fotot për t’u siguruar që nuk ishte një ëndërr. Ai është një djalë i thjeshtë dhe me këmbë në tokë.”
Pasi të pranishmit në koncert kuptuan veprimin e tij ata u përlotën nga akti i Ed Sheeran.