Ed Sheeran sjell Perfect Symphony në bashkëpunim me Andrea Bocellin
Ed Sheeran nuk ndalet me publikimin e projekteve të reja interesante. Këngëtari më i madh britanik i kohës superhitin e tij “Perfect”, pasi e solli në duet me Beyoncen në atë që e quajti “Perfect Duet”, tashme e sjell në një mënyrë krejt tjetër. Ai ka ftuar për bashkëpuntor ikonën e muzikës klasike italiane, Andrea Bocellin, ku tenori i famshëm merr pjesë në atë që quhet “Perfect Symphony”.Vërtet perfekte, si një simfoni, kënga “Perfect Symphony” e shfaq Bocellin duke performuar hitin në gjuhën italiane. Atij në strofën e fundit i bashkëngjitet edhe vet Ed Sheeran duke kënduar italisht, si kurrë më parë. Kënga tashmë brenda ditës ka kaluar gjysmë milioni klikime dhe është në vendin e 14 të këngëve më të dëgjuara në botë. Ed Sheeran pritet të publikojë pas pak ditësh edhe videon me Eminemin “River”.