Ed Sheeran sqaron fansat për spekulimet në lidhje me këngën e Taylor Swift “Dress”
Ed Sheeran i është përgjigjur spekulimeve se kënga më e re e Taylor Swift, “Dress”, i dedikohet atij.
Në një komunikim “Live” me revistën “August Man”. Ed ka thëne se: “Nuk mendoj se është për mua”, nëse e dëgjon me vëmendje tekstin, do ta kuptoni se nuk është për mua. Ajo përmend dikë me një model të shkurtër flokësh, të cilin unë nuk e kam patur kurrë”.
Ndërkohë që Swift nuk ka zbuluar qëllimin që fshihet pas tekstit të kësaj kënge, dyshimet kanë nisur të bien mbi të dashurin e saj aktual, Joe Alwyn, i cili ka patur këtë model flokësh në vitin 2016.