Edhe një ditë larg projektit muzikor të reperit Unikkatil
Reperi i njohur shqiptar, që prej vitesh jeton në ShBA, Unikkatili, është ndër emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në të gjitha trevat shqiptare. Ndonëse viteve të fundit ka qenë më pak aktiv në muzikë, ai ka treguar se shumë shpejt do jetë më pranë fansave me projektin e tij më të ri muzikor.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ai ka paralajmëruar se kënga e tij e re do të vijë më 22 mars. Nuk ka dhënë detaje të tjera duke e lënë çdo gjë një surprizë deri në ditën e nesërme.