Edhe pse janë ndarë, Liam Payne i jep mbështetjen ish të dashurës Cheryl për këngën e re
Ndarja e tyre krijoi jo pak zhurmë në mediat rozë. Por pavarësisht spekulimeve duket se Liam Payne dhe Cheryl kanë mbetur miq shumë të mire me njëri-tjetrin. Kjo gjë nënkuptohet nga postimi i bërë së fundmi nga vetë Liam, i cili me postimin e tij ka shprehur mbështetjen për ish të dashurën e tij Cheryl, e cila ka publikuar këngën e saj më të re.
Liam në ‘Twitter’, shkruan “Urime Cheryl në publikimin tënd të parë për 4 vite. Pres me padurim të dëgjoj edhe të tjerat”. Mund të duket disi e e çuditshme, pasi në këngën e fundit Cheryl ofendon të gjithë ish-partnerët e saj por duket se Liam nuk i ka mbetur “hatri” për këtë fakt.