Ekskluzive! Gent Fatalin e braktis nusja ditën e dasmës
Reperi i njohur nga Kosova, Gent Fatali është kthyer në një nga reperat më të dashur për publikun shqiptar. Hitet muzikore, tiparet e bukura dhe sexy, natyra modeste dhe pozitive janë cilësi që e bëjnë Gentin të jetë një nga më të dashurit për publikun.
Nëse ju kishin munguar këngët e Gentit atëherë gëzohuni sepse kemi një lajm të mirë. “Na vjen dita” me Bes Kallakun dhe Mixey-n ishte projekti i fundit muzikor i publikuar nga reperi.
Burime ekskluzive për TEMA Tv dhe MCN Radio bëjnë me dije se Genti është gati për të publikuar këngën e tij më të re me titull “My Jolie”.
Genti këtë herë vjen ndryshe duke filluar që nga produksioni i realizimit. Reperi prej vitesh bashkëpunonte me “Max Production” për realizimin e klipeve por këtë herë ka zgjedhur djem të rinj e të talentuar nga Kosova, me regji të Kotorrit dhe me tekst të vetë Gentit.
Fabula e këngës lidhet me një histori dashurie që nuk përfundon mirë. Genti, i veshur si dhëndër që shkon për t’u martuar braktiset nga vajza që ai dashuron (në klip).
MCN Radio dhe TEMA Tv ka zbuluar gjithashtu se Genti ka zgjedhur si aktore, imazh kryesor një vajzë shqiptare.
Burimet ekskluzive përTEMA Tv MCN nuk mbeten me kaq! Bukuroshja që e lë Gentin ditën e martesës në klip është Ksenja Shoshaj, gazetare e re por jo me pak eksperiencë, ku përveç punës si gazetare është duke mbyllur studimet për Shkenca Politike në një prej universiteteve më të mirë në vend.
Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim publikimin e klipit muzikor nga Gent Fatali, deri atëherë shihni fotot dhe videot ekskluzive për MCN Radio.