Ekskluzive: Kastro Zizo mashtron për fejesën…
Ditët e fundit u përhap lajmi për fejesën e tretë të Kastro Zizos. Kjo pas ftesave që iu ndanë kolegëve, miqve e familjarëve të tij. Ceremonia siç ishte lajmëruar pritej të ndodhte ditën e sotme në një nga resortet në Tiranë. Ndërkohë që të gjithë ishin përgatitur për këtë event, janë surprizuar kur pasi kanë shkuar në ambjentet ku pritej të realizohej ceremonia, janë lajmëruar për anulimin e saj. Sipas burimeve flitet se ai ka fikur edhe telefonin duke mos dhënë kështu asnjë sqarim për këtë ngjarje.
Kastro kishte zgjedhur fundvitin dhe pikërisht ditën e shtunën për të bërë këtë hap të rëndësishëm në jetën e tij që siç duket ishte një hap i rremë për të futur në ‘kurth’ mediat.
Kastro Zizo është baba i dy fëmijëve Nia dhe Dankan. Më poshtë është edhe ftesa për këtë event.
“Familja Bega ka nderin te ndaj me ju kete gezim. Diten e shtune date 30 dhjetor ora 14:00 jeni te ftuar ne ambientet e “…….” ne fejesen e Elma Sulejmani dhe Klevis Bega. Ju mirepresim!”