Eksluzive: Gent Fatali e pranon: “Jam SINGLE”
Gent Fatali ka qënë mjaft i diskutuar kohët e fundit për jetën e tij private sidomos pas publikimit të produksionit muzikor “ Zemër e thyme”. Ai në një intervistë të dhënë për Revista Vip, MCN Radio dhe Tema Tv ka folur së tepërmi për jetën e tij profesionale por edhe atë personale. I pyetur për ndonjë lidhje të mundshme , Genti fillimisht ka hezituar të përgjigjet por më pas ka thënë se aktualisht është SINGLE.