Ekspozon pjesët intime të padepiluara, Amber Rose “thyen” internetin
Amber Rose ka treguar pjesët e saj intime në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram”.
Modelja 33-vjeçare ka vendosur të postojë këtë fotografi ku shihet e shtrirë në një palë shkallë druri e veshur vetëm me një palë recipeta dhe një peliçe krahëve. Por askush nuk e kishte mendjen tek gjoksi i saj pasi Amber ka treguar pjesët e saj intime të pa depiluar.
Amber kishte vendosur një palë syze, një choker me diamantë, ndërkohë që trupi i shkëlqente nga vaji i trupit.
Fotoja provokuese është hequr nga Instagrami pas 2 orësh. Nuk ka vonuar dhe reagimi i Amber e cila ka postuar një video krah së cilës ka shkruar: “Kur Instagrami fshin postimin feminist, por ty nuk ta ndjen sepse tashmë të gjithë e panë atë.”