Ekzistojnë shumë stereotipe për femrat e shkurtra por keni dëgjuar disa të vërteta për djemtë e gjatë?
Centimetrat mund të bëjnë diferencën. Për djemtë e gjatë, në veçanti ekzistojnë disa mendime që jo gjithmonë përputhen me realitetin e fakteve. Tre atletë të ekipit kombëtar të volleybollit: Filippo Lanza, Simone Giannelli ed Enrico Cester, me gjatësi që shkon në dy metër nga data 9 shtator do jenë protagonistë të kupës së botë në Itali dhe Bullgari kanë folur rreth kësaj çështjeje.
Disa kërkime pohojnë se gjatësia në një njeri i jep një pikë shtesë në fushën sentimentale. I pyetur për këtë Giannelli nuk pajtohet shumë dhe thotë se dëshiron të gjejë një aspekt pozitiv në faktin se është shumë i gjatë dhe gjithmonë varet nga ajo çfarë pëlqen gruaja e vetme. Ndërsa Cester thotë se të gjitha ato centimetra në disa momente janë paksa të pakëndshme. “Lartësia deri në shkollën e mesme ishte paksa problem për mua. Kur fillova të dilja me shokë, ndihesha si një peshk që ndodhej larg ujit. Më pas ajo u bë një element në favorin tim “, shprehet ai.
Për Lanza gjatësia është një nga elementët që ai e merr paqrasysh kur është në kërkimin e partnereje. “Kur isha më i ri, tërhiqesha nga vajzat më të shkurtra. Pastaj isha me vajza më të gjata dhe zbulova përfitimet. Tani e shikoj veten në një marrëdhënie me një vajzë më të gjatë që është njëkohësisht e këndshme.
Pastaj ekziston edhe figura e gjigantit të mirë në imagjinatën e zakonshme. Ajo sipas së cilës njerëzit e gjatë dhe të mëdhenj në përgjithësi kanë një natyrë shumë paqësore dhe të mirë. Ky është stereotipi i vetëm në të cilin tre lojtarët e volejbollit pajtohen njëzëri.
Duke u zhvendosur në fushën e performancës fizike, shohim besimin e përhapur se njerëzit e gjatë kanë një koordinim të dobët. Opinionet janë të paqëndrueshme. Lanza shprehet se ka njohur shumë djem sidomos në skuadrat e të rinjve që kanë pasur probleme të koordinimit. Ndërsa Giannelli vë në dukje se sportin profesional është e vështirë për të gjetur dikë shumë të pakoordinuar.
Përtej stereotipeve, këta djem nga ekipi kombëtar sigurisht nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Hidhni një sy fotove të tyre dhe vendosni nëse lartësia është gjysmë bukuri për ta!