Ekziston një arsye se përse Selena i dha sërish fund lidhjes me Justin Bieber
Romanca mes tyre filloi që në moshë të vogël, por pati krizat e saj dhe nuk mbijetoi dot pavarësisht dashurisë që ata ndjenin dhe dëshirës së fansave. Ata u rikthyen sërish me njëri-tjetrin pas një periudhe të gjatë ndarjeje por sërish i dhanë fund marrëdhënies së tyre pavarësisht se dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin.
Por një burim pranë Selenës ka treguar për “Us Weekly’ se këngëtarja 25- vjeçare i dha fund marrëdhënies me Justin sepse familja dhe miqtë e saj nuk ishin dakort për këtë lidhje. “Selena nisi të reflektojë se cilat gjëra ishin më të rëndësishme për të: aprovimi i miqve dhe familjes apo lidhja me Justin, duke mos e pasur përkrahjen e askujt. Pasi mendoi këtë, ajo u ndje keq dhe mori vendimin t’i japë fund romancës me këngëtarin, për të hapur një kapitull të ri në jetën e saj” ka shtuar burimi.