Lajme

21 January 2019

Eleni Foureira ndez skenën e Spanjës në koncertin “Operacion Triunfo”

Mbrëmjen e djeshme në Spanjë u zhvillua  koncerti “Operacion Triunfo”

Në të cilin  23-vjeçari Miki Nunez u shpall fitues në mënyrë automatike është edhe përfaqësuesi i Spanjës në “Eurovizion 2019.”

Koncerti në fjalë u përfol shumë mediatikisht edhe për shkak të pjesëmarrjes së këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Produksioni e kishte zgjedhur këngëtaren me origjinë shqiptare si të ftuarën speciale të mbrëmjes.

Ajo, me energjinë rrezatuese në skenë i elektrizoi të gjithë me hitin e saj “Fuego.”

Në fund, Eleni dorëzoi edhe çmimin për fituesin!

Këngëtarja seksi në “Eurovizion 2018” mori çmimin e dytë, pikërisht me hitin e saj që dëgjohet në mbarë botën, “Fuego”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com