Eleni Foureira paralajmëron koncertin në Tiranë, ja në cilën datë bëhet fjalë….
Duket se kjo verë ka rezervuar surpriza të shumta për të gjithë fansat e muzikës. Pas Rita Orës dhe Ermal Metës pritet që Tirana të ndizet edhe nga performanca e “vullkanit” Eleni Foureira.
Ka qënë vetë Eleni, e cila përmes Instagramit të saj ka bërë të ditur një fakt të tillë. Ajo ka publikuar një fotografi me datat e koncertetve të saj në Europë dhe mes tyre ishte dhe Tirana. Në datën 25 korrik, Eleni Foureira do të vijë në Tiranë për të elektrizuar të gjithë skenën.
Me performancën e saj të jashtëzakonshme në ‘Eurovision’ është e sigurt se Eleni do të dijë si ta bëjë menjëherë për vetë të gjithë publikun shqiptar.