Eleni Foureira pas suksesit në Eurovizion: Ky është vetëm fillimi
Eleni Foureira ishte shumë pranë triumfit në edicionin e 63-të të Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2018”. Pas votave të jurisë, këngëtarja shqiptare, e cila e përfaqësoi Qipron, ishte e pesta në renditje, mirëpo kur u përfshinë edhe votat e publikut gjithçka ndryshoi.
Eleni u pozicionua në vend të dytë me 436 pikë. Por Foureira nuk është zhgënjyer që nuk fitoi, ajo është shprehur e kënaqur me këtë arritje duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën.
“Faleminderit shumë Evropë për dashurinë dhe mbështetjen! Nuk do ta harroj kurrë këtë përvojë! Ky është vetëm fillimi”, ka shkruar këngëtarja në Instagram duke i falënderuar më pas edhe bashkëpunëtorët.