Lajme

09 April 2018

Eleni Foureira rrëfen kujtimet nga Shqipëria, ja arsyeja pse udhëton shpesh drejt saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira vijon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat greke.

Këngëtarja shqiptare ,e cila në këtë edicion të Eurovizion-it do të përfaqësojë Qipron është shprehur gjatë një interviste në Greqi se e viziton shpesh Shqipërinë.

Gjithashtu Eleni ka theksuar se arsyeja përse udhëton shpesh drejt vendlindjes, janë gjyshërit e saj të cilët ndodhen në Shqipëri.

“Ne jemi katër motra e vëllezër, familje e madhe. Më kujtohen vite të bukura, pa gjëra të shëmtuara. Dhe papritur më kujtohet që ndryshon gjithçka. Nisi lufta. Me plumba, me dhunë” -thotë ajo.

Eleni është mjaft e suksesshme në Greqi dhe vetëm pak kohë më parë zbuloi publikisht se është me origjinë shqiptare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com