Lajme

21 May 2018

Eleni Foureira tregon vështirësitë dhe sakrificat e pjesmarrjes në Eurovizion që i ndikuan në shëndet

Eleni Foureira ka përfaqësuar shtetin e Qipros në festivalin evropian të muzikës, Eurovision.

Këngëtarja shqiptare ka treguar se pjesëmarrja në këtë garë nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë për të.
Pos, presionit që ka pasur nga shteti grek shkaku i pranimit se është shqiptare, ka treguar se ka pasur stres shumë të madh.
“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë përpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur tre kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omëleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 deri në orën 12 të darkës”, ka pohuar për mediat greke këngëtarja.

Kujtojmë se bukuroshja është renditur si e dyta në Eurovision pas konkurrentes izraelite që fitoi këtë vit në Lisbonë të Portugalisë, ndaj mund të themi që sakrificat ia vlejtën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com