Elgit Doda sjell së shpejti projektin e ri
Elgit Doda ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Kantautori e ka bërë njoftimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa kënga do të titullohet “Nuk ke faj”.
“Së shpejti”, shkruan në njoftimin e tij në Instagram, në të cilin e ka bërë të ditur edhe titullin e këngës.
Elgiti është mjaft i angazhuar për realizimin e projekteve muzikore të kolegëve të tij.
Një prej këngëve të tij më të fundit ishte “Asaj” që u lançua para një viti.