Elhaida Dani mohon lidhjen me Brahim Agovin dhe kërkon të dashur për të
Prej dy ditësh po qarkullon në mediat rozë lajmi se Elhaida Dani dhe Brahim Agovi janë në një lidhje dashurie. Por, këngëtarja ka mohuar gjithçka përmes llogarisë personale në Instagram duke thënë se nuk ka asgjë mes tyre.
Gjithashtu ajo është përpjekur ti bind të gjithë se Brahimi është beqar dhe në kërkim të dashurisë. “Brahim Agovi është single dhe nëse dëshironi ta ndërroni këtë, shkruani atij duke i thënë se iu kam këshilluar unë”, ka shkruar Elhaida në rrjetet sociale.
Mbetet të shihet nëse kjo është e vërtetë pasi që fotografitë e rrjeteve sociale e thonë të kundërtën.