Lajme

17 April 2018

Elhaida Dani pas performancës në skenë merr dhuratën e veçantë nga kryeministri Rus

Elhaida Dani momentalisht është duke arritur një sukses të madh në Rusi, me shfaqjen ‘Katedralja e Parisit” që po organizohet në Pallatin e Kremlinit.

Këngëtarja është në rolin kryesor të ‘Esmeraldës’ dhe në përfundim të shfaqjes ka marrë mjaft admirime dhe ka rrëmbyer shumë duartrokitje.

Në mes të tyre ishte edhe kryeministri Rus, Dimitry Medvedev, i cili pas shfaqjes, i ka dhuruar Elhaidës një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Këtë surprizë ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes”, ka shkruar bashkëngjitur fotos Elhaida.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com