Elhaida Dani poston foto nga fëmijëria e saj, “Sapo ma dërgoi vëllai dhe me rizgjoi kaq shumë kujtime …”
Elhaida Dani ka kujtuar kohën e fëmijërisë me një foto të publikuar në Instagram.
Këngëtarja shqiptare është ndjerë nostalgjike për vitet ’90 kur jetonte me familjen në Shkodër.
Elhaida kujton se ka qenë pjesë e një familjeje jo të pasur ekonomikisht por të pasur me dashuri dhe lumturi.
Ajo shfaqet jo shumë e lumtur në foto, dhe për këtë e ka fajin minifundi që i kishte veshur e ëma.
Ndoshta ishte viti ‘96 dhe jetonim në Shkodër,,, familje jo e pasur ekonomikisht por e pasur me dashuri dhe lumturi!
Kjo me siguri ka qenë hera e parë dhe e fundit që kam lejuar mamin të më veshë me minifund ! Prandaj nuk jam e lumtur”, shkruan këngëtarja.