Elhaida Dani rikthehet në muzikë me shumë surpriza…
Elhaida Dani, e cila vazhdon të jetë pjesë e muzikalit francez Notre Dame de Paris së bashku me Riccardo Cocciante, gjatë këtyre 2 viteve mungesë në tregun muzikor ka bërë një ndryshim radikal në karrierën e saj, duke u larguar nga muzika “pop”.
Ajo ka vendosur të rikthehet në muzikë dhe jo vetëm si vokaliste por edhe si kompozitore.
“Më mbaj” do të titullohet projekti më i ri i Elhaidës, “remix-i” i të cilit është bërë nga Dj Olti dhe do të publikohet më 2 tetor.
Ajo gjithashtu ka treguar se do të bashkëpunojë me producentin e Sia, Arthur Pringley dhe së shpejti do të vijë edhe në një bashkëpunim me Durim Morinën.