Elinel pritet të sjellë projektin muzikor “Funerali” i cili do krijojë shumë “zhurmë”
Elinel së fundmi, ka zbuluar disa detaje rreth projektit të tij më të ri muzikor. Kënga e tij do të titullohet “Funerali” dhe nuk është aspak si projektet e tij të mëparshme muzikore, ajo flet krejtësisht për një tjetër dimension.
I pyetur nëse kënga është një lloj revolte, reperi u shpreh duke treguar se nuk e cilëson si të tillë, pasi më shumë sipas tij është ngjarje reale e ditëve të sotme në skenën muzikore dhe në skenën e artit në përgjithësi.
I veçantë do të vijë dhe klipi i këngës, i cili është xhiruar në vende të mbyllura. Gjithçka pritet të publikohet në 5 shkurt. Një këngë me një temë të tillë mund të mendohet se do të pritet me reagime, madje dhe vetë reperi është i sigurt që do të ketë.