Elinel “varros” pseudoartistët në ‘Funeral’
Pas projektit “Sa jena t’ri” reperi i talentuar nga Kosova publikoi një këngë tjetër, e cila që nga titulli kuptohet që është shumë më ndryshe. Bëhet fjalë për “Funeral”, projekt i publikuar dy ditë më parë, në të cilin reperi ka thumbuar shumë nga pseudoartistët, siç i quan dhe vet ai. I kontaktuar nga gazetarët e MCN Radio rreth këtij projekti Elinel është përgjigjur: “Është funerali i pseudoartistëve, edhe kësaj estrade që përkthejnë këngë, që e quajnë veten artistë por nuk krijojnë kurrë. Gjithashtu i dedikohet edhe mediave që përkrahin antivlerat.”
Teksti i kësaj kënge është shumë larg teksteve komerçiale që jemi mësuar të dëgjojmë së fundmi, por për më shumë ndiqni videon më poshtë.