Elita dhe Gjiko i japin fund përfundimisht miqësisë me…
Jo shumë kohë më parë, Elita kishte një bashkëpunim të frytshëm me dizajnerin Mr. Rex.
Prezantuesja i besonte veshjet dizajnerit, gjithashtu edhe Gjiko.
Reperi në klipet e tij shfaqej në vazhdimësi nën logon e Mr. Rex.
Madje, jo zyrtarisht flitet se pikërisht në ambientetet e lokalit të dizajnerit nisën shkëndijat e para mes çiftit.
Siç duket, dyshja i kanë shkëputur përfundimisht kontaktet me dizajnerin, raporton ‘Prive.al’.
Marrëdhëniet e çiftit me Mr. Rex janë ftohur deri në pikën që ai të mos ketë pasur as ftesë për dasmën e madhe, në të cilën pati vend për shumë persona, përpos Mr. Rex i cili mungoi.
Arsyet nuk dihen por nuk ka më dyshime se miqtë e dikurshëm më nuk janë të tillë.