Moderatorja bukuroshe shtatzënë, çifti i njohur i showbiz-it shqiptar prindër së shpejti
Me sa duket, ata do gëzojnë shumë shpejt, statusin e çiftit më të ri të prindërve në radhët e showbiz-it shqiptar! Vetëm pak muaj më parë, në ditëlindjen e saj, Elita Rudi, moderatorja e njohur kosovare e “Elite Show” mori propozimin për martesë, nga partneri i saj, reperi Gjiko. Dhe ishte një nga propozimet më romantike që kemi parë!
I ulur në gjunjë dhe me një unazë në dorë, Gjiko i propozoi asaj të martoheshin! E kur nuk ka kaluar shumë kohë nga ngjarja, duket se lajme edhe më të bukura vijnë nga çifti i njohur. Sipas Indeksonline, moderatorja bukuroshe është në pritjen e ëmbël. Madje, portali shkon më tej këtij konfirmimi, kur thekson se burime të sigurta pranë çiftit thonë se ata po përgatisin ceremoninë e tyre martesore.
Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të presim një reagim nga protagonistët në fjalë!