Lajme

27 October 2017

Elita xheloze për Gjikon: “Spo muj me kap prej femnave”

Adhurueset e reperit bëhen pengesë për të dashurën e tij. Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë një ndër çiftet më të përfolura e më të ndjekura të showbizit. Elita, është pothuajse çdo herë pranë të dashurit në koncertet e shumta muzikore që ai mban. Mbrëmë Gjiko ka performuar në njërin nga klubet e natës në Prishtinë, ku prezente ishte edhe e dashura e tij. Padyshim që reperi ka adhuruese të shumta të cilat i qëndrojnë pranë, por kjo gjë është bërë “pengesë” për Elitën. “Spo muj me kap prej femnave”-ka shkruar ajo sipër një video-je që ka publikuar në Instastory.
Se a i pengojnë me të vërtetë adhurueset e të dashurit apo moderatorja vetëm ka bërë shaka, kjo nuk dihet, mbetet që me kohë të zbulohet e vërteta.
Kujtojmë se Gjiko pritet që shumë shpejt të sjellë këngën “Papuqe Gucci”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com