Eliza Dushku i rikthehet setit të xhirimeve për filmin “Mapplethorpe”
Eliza Dushku është një ndër artistet më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Aktorja ka vite të tëra që po bën një karrierë prej artisteje në industrinë amerikane të filmit hollivudian.
Bukuroshja pas një pauze gjashtë mujore zbulon se i është kthyer setit të xhirimeve filmike duke mos treguar arsyen e mungesës.
Eliza është pjesë e kastës së filmit Mapplethorpe, i cili i takon zhanrit të filmave dokumentar. Filmi është një vështrim i jetës së fotografit Robert Mapplethorpe, nga ngritja në famë në vitet 1970 deri në vdekjen e parakohshme në vitin 1989.
Përveç aktores shqiptare, në rolin kryesor do të shfaqet aktori Matt Smith ndërsa regjisori i kësaj krijimtarie është Ondi Timoner.