Elle Macpherson është 54 vjeç dhe është në formë të shkëlqyer,ajo zbulon sekretin e bukurisë
Ish-modelja australiane, Elle Macpherson, e cila ka pseudonimin, “Miss Body (Trupi)” është 54-vjeçare dhe duket të paktën dy herë më e vogël për moshën që ka
Ish modelja e ka ndërprerë karrierën e saj por arsyeja kryesore pse ajo vazhdon të ketë forma të shkëlqyera është pikërisht prej këtij profesioni.
Ajo së fundmi ka zbuluar sekretin e saj të bukurisë,fillimisht ajo ka theksuar se gjithmonë përpiqet të flejë minimalisht shtatë orë gjumë në ditë. Shkon në shtrat për të fjetur rreth orës 21:30 jo më larg se ora 22:00.
Gjërat që e bëjnë atë të ndjehet mirë është ‘yoga’ në orët e pasdites ose marja e disa rrezeve të lehta dielli.
Bukuroshja rekomandon që çdo lëvizje apo veprimtari ta zhvilloni në ajër të pastër.
Shumë gra në moshën e saj ballafaqohen me diabet edhe për këtë ka zgjidhje. Elle rekomandon që të ecni nëpër ujë, e cila do të rregullojë sistemin e tretjes së ushqimit dhe do t’ju shtrëngojë muskujt në trup.