Elon Musk dhe komediani i njohur tymosin marijuanë gjatë transmetimit live
Sipërmarrësi teknologjik Elon Musk, ka tymosur gjatë marijuanë gjatë një lidhje live në internet bashkë me komedianin amerikan Joe Rogan.
Z. Rogan i ofroi të ftuarit lëndën narkotike, e cila është e ligjshme në Kaliforni, diskutoi me Musk për risitë teknologjike dhe perceptimin e publikut për të.
“Dua të them, është e ligjshme, apo jo?” pyeti themeluesi i Tesla, para se të tymoste.
“Nuk jam një përdorues i rregullt i marijuanës. Madje nuk arrita të vëreja ndonjë efekt… Nuk arrij ta kuptoj pse është kaq e mirë për t’u prodhuar”, tha sipërmarrësi miliarder.
Muajin e kaluar, Musk shkaktoi habi kur deklaroi se nuk ishte ide e keqe për ta bërë Teslën një firmë private, por u tërhoq më vonë pas shqetësimeve të investitorëve.
Ai gjithashtu i tha New York Times ai punon “120 orë në javë” dhe merr qetësues.