Elton John shprehet se fëmijët e tij do kishin dashur që ai të ishte futbollist
Rokeri më i famshëm it ë gjitha kohërave Elton John, ka folur për dy djemtë e tij në intervistën e fundit të dhënë për “OK Magazine”.
“Qëllimi im është t’i edukojë fëmijët me vlerat që unë jam rritur. Dua që të mësojnë rëndësinë e parasë dhe të punës së fortë. Ata duhet të dinë se nuk është e lehtë të jetosh në këtë botë dhe duhet të punosh fort për të arritur ato që dëshiron”, është shprehur ai.
71-vjeçari ka treguar se djemtë e tij do të donin të ishte futbollist, megjithatë ata emocionohen dhe kanë shumë dëshirë të marrin pjesë në koncertet e tij. Këngëtari është i martuar me David Furnish dhe djemtë Zachary dhe Elijah janë të adoptuar