Elvana Gjata i jep fund fejesës pas ngjarjes në ish-bllok?
Elvana Gjata u shfaq pas disa muajsh për publikun në 11-vjetorin e pavarësisë së kosovës.
E teksa ka qenë në back stage, këngëtarja ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Prive”.
Gjata mbante veshur një fustan i cili gjithashtu vinte edhe në formën e kostumit, një veshje që mbante firmën e stilistit kosovar Valdrin Sahiti.
Ajo çfarë na ra në sy të gjithëve ku përveç pamjes mahnitësë ishte edhe fakti se këngëtarja nuk mbante në gisht unazën e fejesës.
Në disa muaj më parë teksa reklamonte jetën e saj të luksit, në dorën e majtë të Elvanës, pikërisht aty ku mbahet ajo e fejesës shihet një unazë plot me diamantë, ndërsa mbrëmjen e djeshme nuk u pa!
Mendohet se që pas ngjarjes tronditëse në ish-bllok ku u përfshi në vrasje Ervin Mata, partneri i Elvana Gjatës, kjo e fundit i ka dhënë fund.