Elvana Gjata kritikohet nga fansat për ndërhyrje estetike dhe photoshop
Elvana Gjata është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Off Guard” në bashkëpunim me TY Dolla Sign. Një sukses edhe më i madh pritet të jetë dhe kënga “Shade” nga Poo Bear, që e listoi atë përkrah emrave më të mëdhenj të muzikës botërore.
Por një foto e postuar së fundmi nga Elvana ka shkaktuar mjaft kritika nga ana e fansave. Këngëtarja ka postuar një foto të saj nga afër dhe diçka nuk shkon te buza, njëra anë e buzës duket më e fryrë se tjetra. Fansat kanë reaguar duke ia vënë fajin injeksioneve, ndërsa një pjesë tjetër photoshop-it.