Elvana Gjata ndan me gjithë fansat dashurinë e saj për familjen
Këngëtarja Elvana Gjata ka zgjedhur rrjetin social Instagram për të rishpërndare për gjtihë fansat një postim të vitit 2013 ku ajo shpreh ndjesitë e saj dhe dashurinë e madhe për familjen.
“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj pa pushim, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekim,mirënjohje e përulje atyre që na dhanë jete”,ka shkruar Elvana. Bashkëngjitur postimit ajo shkruan se diçka e tillë duhet bërë çdo ditë.