Elvana Gjata sapo na zbuloi projektin e saj më të ri
Mjaftuan disa foto të postuara së fundmi që këngëtarja të ngacmojë imagjinatën e fansave. Ajo po xhiron klipin e saj të ri dhe ndërkohë që të gjithë menduan se do të ishte Ledri Vula bashkëpunëtori i radhës i këngëtares, Elvana sapo na e zbuloi vetë dhe nuk bëhet fjalë për reperin shqiptar. 30 vjeçarja do të vazhdojë bashkëpunimet me producentin Poo Bear i cili këtë herë e ka bërë bashkë këngëtaren shqiptare me një yll botëror, Sonny John Moore i njohur si Skrillex. Ky i fundit është një producent muzikor amerikan, Dj, këngëtar, autor këngësh dhe një multi-instrumentist. Si duket xhirimet po bëhen në det dhe mbase Elvana do t’i tregojë bukuritë shqiptare botës nëpërmejt klipit të saj.