Elvana Gjata sapo pranoi se kënga e re lidhet me jetën e saj personale
Pas njoftimit të Elvanës ditën e djeshme ,se në orën 18:30 do të publikonte projektin e saj të ri të gjithë ishim sy e vesh!
Projekti i arriti pritshmëritë duke rrëmbyer më shumë se gjysëm milioni klikime që në orët e para.
Në videoklip Elava shfaqet e veshur thjeshtë dhe pothuajse pa make up fare!
Dhe për tekstin e këngës Elvana reagoi sot përmes një postimi, ku tregon se Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku kanë shpalosur gjendjen e saj shpirtërore.
“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku janë dy legjenda të Kosovës dhe jam krenare që punuam bashkë! Faleminderit që hytë në shpirtin tim dhe e thurët këtë muzikë dhe këto vargje. Të jem e sinqertë ndjesia është gjithmonë si herën e parë… dhe s’mund të rri pa thënë që më bën pafund të lumtur që ju prek zemrën kjo këngë njësoj si mua”, shkruhet në postimin e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BuYT8JoBY32/?utm_source=ig_web_copy_link