Elvana Gjata urim dhe foto artistike për ditën e 8 Marsit
Këngëtarja Elvana Gjata ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar 8 Marsin. Ajo ka publikuar disa foto të reja artistike për të dhënë një mesazh në ditën e gruas.
“Një tribut, vlerësim, mirënjohje dhe respekt për të gjitha gratë e fuqishme të cilat më shtynë drejt ëndrrës time të fëmijërisë për t’u bërë një prej tyre,” ka shkruar Elvana bashkëngjitur fotos së postuar në rrjetin social Instagram.